PRIMA TOBACCO L.L.C. është anëtare e grupit të kompanive PRIMA si dhe është distributor dhe importues i autorizuar ekskluzivë i produkteve të JAPAN TOBACCO INTERNATIONAL (Tobako Japoneze Internacionale) për territorin e Kosovës. Në vitin 2010, ne kemi zgjeruar portfolin tonë me produkte të llojeve të ndryshme nga brendet e “Zazoo”, “Fresh Duo”, “Bubblerama” & “Dum Dum”. Kjo linjë e produkteve konsiston në shumë produkte të ëmbla sikurse janë: çamçakëzat, lëpirsat, karamelave të fortë, krosanave, etj… PRIMA TOBACCO L.L.C. është kompani private, me ulëse të regjistruar në Prishtinë, krijuar në vitin 2005 dhe deri më tani ka zhvilluar vetën si një nga kompanitë udhëheqëse në këtë biznes në Kosovë.

Me përkushtim serioz në punë PRIMA TOBACCO L.L.C. ka arritur këtë pozitë në treg, me qëllim të përmirësimit dhe zgjerimit të biznesit të saj në të ardhmën.
Sot kompania ka të punësuar 41 punëtorë të cilët janë të organizuar dhe të trajnuar për ti plotësuar përgjegjësitë dhe detyrat në punë dhë për të kënaqur nevojat e klientëve.
Ne përmbajmë një flotë të veturave të cilat janë të pajisura për nevojat e procesit të distribuimit të produkteve të duhanit në nivelin e lartë që prezenton bazën e fortë të përmirësimit të potencialit tonë për rritje të mëtutjeshme.

Depoja jonë e gjërë dhe moderne është e adaptuar që të përkrah biznesin tonë në mënyrë sa më efikase dhe për të kënaqur të gjitha standardet e kërkuara për deponimin e këtij lloji të mallit.